Promovohet libri i Fadil Bytyçit për humanistin Rexhep Kuçi, një jetë e shkrirë në shërbim të njerëzve
Trashëgimia e Rexhep Kuçit, figurë e shquar e Suharekës, tashmë jeton edhe përmes librit kushtuar veprimtarisë së tij të palodhshme.
Sot, në ambientet e bibliotekës së qyteti “Hajdin Berisha” në mesin e familjarëve, miqve dhe shumë qytetarëve është bërë promovimi i librit “Rexhep Kuçi”.
Kontributi i tij human, patriotik e politik, i përjetësuar në faqet e librit, shërben si dëshmi e një jete të shkrirë në shërbim të komunitetit.
Rexhep Kuçi, emër i gdhendur në historinë e Suharekës, tashmë merr një dimension të ri, duke u bërë pjesë e kujtesës së shkruar. Jeta e tij, e pasur me ngjarje dhe përkushtim, reflekton historinë humane të një njeriu që la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e bashkëvendësve të tij.
Autori i librit, Prof. Fadil Bytyçi, meriton falënderime të veçanta për këtë vepër të rëndësishme. Përmes tij, lexuesit kanë mundësinë të njihen më nga afër me figurën e Rexhep Kuçit, duke zbuluar dimensionet e një personaliteti të shquar.
Nder, respekt dhe lavdi i qofshin jetës dhe veprës së Rexhep Kuçit! Trashëgimia e tij do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë, duke shërbyer si shembull i një jete të kushtuar tërësisht shërbimit ndaj njerëzve.