Projekti ALLED 2 zyrtarisht ka nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit me SHMT “Skënder Luarasi”

09.12.2019

Më 9 Dhjetor 2019, Projekti ALLED 2 ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me 20 Shkolla profesionale, 17 drejtorë komunal të arsimit dhe AVETAE. Projekti ALLED 2 do t’i mbështet 20 Shkolla Profesionale nga 17 komuna të Kosovës, në përafrimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional me Nevojat e Tregut të Punës. Në mesin e shkollave ALLED […]

Projekti ALLED 2 zyrtarisht ka nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit me SHMT “Skënder Luarasi” Foto: ALLED 2

Më 9 Dhjetor 2019, Projekti ALLED 2 ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me 20 Shkolla profesionale, 17 drejtorë komunal të arsimit dhe AVETAE.

Projekti ALLED 2 do t’i mbështet 20 Shkolla Profesionale nga 17 komuna të Kosovës, në përafrimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional me Nevojat e Tregut të Punës.

Në mesin e shkollave ALLED 2 ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit edhe me Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë.

Për më tepër, ALLED 2 do të mbështesë rritjen e sigurimit të cilësisë, zhvillimin e kurrikulës, përmirësimin e performancës së shkollës dhe pajisjen e tyre me pajisjet e nevojshme.

Objektivi i përgjithshëm i projektit ” Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Kërkesat e Tregut të Punës ” – ALLED II”,  është zvogëlimi i varfërisë përmes rritjes së pjesëmarrjes në tregun e punës dhe përmirësimit të punësimit të qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa, si qëllim kryesor ka të forcojë cilësinë dhe rëndësinë e programeve të arsimit dhe aftësimit për tregun e punës dhe të mbështesë përshtatjen e kuadrit ligjor dhe mekanizmave si parakusht për rritjen e punësueshmërisë.

Projekti në vlerë prej 4.5 milionë eurove është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjensioni Austriak për Koordinim (ADC), si dhe zbatohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA), si Njësi Operacionale e ADC.