Prerja e pishave në “Parkun e Dëshmorëve” në Suharekë, reagon Salih Zyba

25.05.2020

Në nëntor të vitit të kaluar i pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë një vizite që i kishte bërë parkut të dëshmorëve në Suharekë kishte thënë se ai të ndryshojë. “Investimet që do të bëhen këtu dhe në gjithë lapidarët e komunës sonë, do të bëjnë të mundur që këto hapsira të shenjëta […]

Prerja e pishave në “Parkun e Dëshmorëve” në Suharekë, reagon Salih Zyba Foto: Ilustrim

Në nëntor të vitit të kaluar i pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë një vizite që i kishte bërë parkut të dëshmorëve në Suharekë kishte thënë se ai të ndryshojë.

“Investimet që do të bëhen këtu dhe në gjithë lapidarët e komunës sonë, do të bëjnë të mundur që këto hapsira të shenjëta ta kenë një pamje më dinjitoze, që vizitorët dhe brezat e ardhshëm ti nderojnë me respekt” kishte thënë më 9 korrik të 2019 Bali Muharremaj.

E ky ndryshim siç duket do ti kushtojë parkut të dëshmorëve me prerjen e pishave të parkut.

Kryetari i degës së LVV-së në Suharekë, Salih Zyba, ka reaguar se si me kaq lehtësi dhe pa asnjë zhurmë u prenë pishat shumëvjeçare.

“Kush i preu me kaq lehtësi e pa asnjë zhurmë pishat shumëvjeçare brenda Kompleksit të varrezave të dëshmorëve në Therandë, që për dy dekada u bënë hije Dëshmorëve?” thuhet në reagimin e Zybës.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Suharekës, Beqir Berisha, ka thënë se prerja e pishave është në kuadër të projektit të përbashkët me Ministrinë e Kulturës.

Njëjtë është përgjigjur edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Enver Shabani, i cili tha se prerja është me leje nga Parku Nacional dhe se të njëjtat kanë filluar të dëmtohen, janë rrëzuar dhe vitin e kaluar janë dëmtuar dy varre të dëshmorëve.