Prerja e pishave në Biraq, reagon asambleisti Bashkim Ndrecaj

Prerja e drurëve pa lejen e organeve adekuate është vepër e cila ndëshkohet sipas dispozitave ligjore në fuqi dhe është akt i dënueshëm edhe nga mbrojtësit e ambientit.

Së fundmi asambleisti i pavarur në Komunën Suharekës, Bashkim Ndrecaj, ka reagur lidhur me prerjen e pishave në Biraq të Suharekës.

“Degradim total i Natyres. Këto pisha janë te prera në Biraqë e Institucionet Komunale të Suharekës në gjumë. Kompania që ka fitu tenderin për pastrimin e pishave lirshëm i pret pishat e shëndosha, skan faje se jena fokusu ne Facebook” thuhet në reagimin e asambleistit Ndrecaj.

RAPORTO