Premtoj pagesë për mbrëmjen e maturës, por Muharremaj nuk u’a siguroj transportin maturantëve
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se këto ditë organizohet Mbrëmja e Maturës dhe dhe secili prej tyre shok shoqe ka dëshirë të jetë prezent, mirëpo, ka nga ata të cilët nuk mund të jenë prezent për shkaqe financiare. Andaj, ai thotë se do të jetë i gatshëm, që nga rroga e […]
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se këto ditë organizohet Mbrëmja e Maturës dhe dhe secili prej tyre shok shoqe ka dëshirë të jetë prezent, mirëpo, ka nga ata të cilët nuk mund të jenë prezent për shkaqe financiare.
Andaj, ai thotë se do të jetë i gatshëm, që nga rroga e tij të ndaj një pjesë për ata që kanë nevojë ta paguajnë pjesën e tyre për pjesëmarrje në Mbrëmjen e Matures.
Poashtu ai ka lutur nxënësit, prindërit e të cilëve qëndrojnë mirë financiarisht, që ti ndihmojnë shoqet dhe shokët e tyre.
E për këtë ka reaguar sekretari i LDK-së dega Suharekë, Urim Suka.
Suka tha se kryetari aktual i Suharekës, Bali Muharremaj së pari duhet t’i mbajë premtimet që të sigurojë transportin për nxënës dhe mësimdhënës.
Poashtu ai tha se maturantët nuk presin që kryetari Muharremaj t’ua mbulojë shpenzimet për mbrëmjen e maturës.
Reagimi i plotë i sekretarit të LDK-së dega Suharekë, Urim Suka:
Nuk e kuptoj!!! ( apo e kuptoj shumë mirë )
Pse duhet ky postim i kryetarit Muharremaj?!
Maturanti dhe secili nxënës nuk pret pagesën tënde për matur, por trasportin e nxënësve të Shkollës Profesionale që e premtove e nuk e realizove kurrë.
Maturanti dhe secili nxënës e mësimdhënës nuk pret nga ti pagesën e mbrëmjes së maturës, por transportin e mësimdhënësve të cilin e premtove e nuk e realizove kurrë.
Maturanti e çdo qytetarë nuk pret pagesën tënde për mbrëmjen e maturës, por depolitizimin e arsimit që e premtove e nuk e realizove kurrë.
Maturanti e secili nxënës, mësimdhënës dhe prind, nuk pret pagesën tënde të maturës, por pret ngritjen e cilësisë të cilen e premtove e nuk e realizove kurrë. (Pothuajse të gjitha aktivitetet komunale për ngritje të cilësisë nuk janë realizuar)
Ky postim katër muaj para zgjedhjeve është dëshmi e frikës që ka kapluar kryetarin Muharremaj për humbjen që e pret.
Mashtrimi sjell frikë, e frika të detyron të mashtrosh, prandaj ti duhet të shkosh.