Prej 38 komunave, Suhareka e 21-ta për nga numri i familjeve me asistencë sociale

23.02.2021

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës është rreth 25 mijë e 679. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre muajt e fundit të 2020’ës. Në bazë të statistikave të ASK-së numri i familjeve që marrin asistencë sociale në Komunën […]

Prej 38 komunave, Suhareka e 21-ta për nga numri i familjeve me asistencë sociale Foto: SuharekaOnline

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës është rreth 25 mijë e 679.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre muajt e fundit të 2020’ës.

Në bazë të statistikave të ASK-së numri i familjeve që marrin asistencë sociale në Komunën e Suharekës është mbi 500 me mbi 2300 anëtarë, shkruan SuharekaOnline.

E nga këto statistika vërehet se në të gjitha komunat ka rritje të numrit të familjeve që marrin asistencë sociale nga shteti.

Bëhet e ditur se e para është Mitrovica me 2.392 familje që marrin asistencë sociale, e pasuar nga Prishtina e cila ka rreth 1.560 familje me asistencë sociale, pastaj renditet Lipjani me 1.320 familje.

Nga të dhënat e ASK-së për 38 komuna, rezulton se Komuna e Suharekës me 517 familje që marrin asistencë sociale, renditet e 21-ta.

Ndërsa, Mamusha renditet e fundit për nga numri i familjeve që marrin asistencë sociale, e që në total ka rreth 20 familje me 80 anëtarë.