Policia s’fal, brenda 9 muaje në Suharekë shqipton mbi 4,800 gjoba trafiku

23.09.2021

Pasiqë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, shpesh herë po ndodh edhe më e keqja, aksidenti, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet. Ndërsa, Policia e Kosovës po vazhdon të gjobit shoferët për kundërvajtje në trafik. SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e tiketave të trafikut në Komunën e Suharekës që janë […]

Policia s’fal, brenda 9 muaje në Suharekë shqipton mbi 4,800 gjoba trafiku Foto: Ilustrim

Pasiqë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, shpesh herë po ndodh edhe më e keqja, aksidenti, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Ndërsa, Policia e Kosovës po vazhdon të gjobit shoferët për kundërvajtje në trafik.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e tiketave të trafikut në Komunën e Suharekës që janë shqiptuar brenda këtyre 9 muajve të fundit nga Policia e Kosovës.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda 9 muajve të këtij viti Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar hiç më pak se 4 mijë e 879 tiketa trafiku.

Në muajin korrik ishte numri më i madh i tiketave të trafikut nga Policia në Suharekë, ku brenda këtij muaji ishin shqiptuar 1 mijë e 181 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Në muajin janar u shqiptuan 623 tiketa për kundërvajtje në trafik, në shkurt 250 të tilla, në mars 390 tiketa trafiku, në prill 352, në maj 468 gjoba të tilla, në qershor 832, në korrik 1,181, në gusht 526 dhe në dy javët e para të shtatorit u shqiptuan 257 tiketa trafiku.