Veprimet policore u realizuan mbi bazë të informacioneve operative dhe monitorimit të rrjeteve sociale, ku dyshuarit janë parë duke poseduar ose përdorur armët e zjarrit.

Rasti më i fundit u shënua më 1 dhjetor 2025, kur policia identifikoi dy persona të dyshuar nga një videoregjistrim në malet e Pashtrikut.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, oficerët gjetën një armë-pushkë automatike.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e dy të dyshuarve për 48 orë, ndërsa një i tretë mbetet ende në kërkim. Kundër të dyshuarve vazhdojnë hetimet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

Ky bilanc i javës tregon për angazhimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në parandalimin e armëmbajtjes së paautorizuar dhe për rritjen e sigurisë publike në rajonin e Prizrenit, duke përfshirë edhe qytetin e Suharekës, ku janë zbuluar dy nga armët e sekuestruara.