Policia në Suharekë, për 6 muaj mbi 2,900 tiketa të shqiptuara për kundërvajtje në trafik

13.07.2021

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për drejtuesit e automjetëve që nuk po respektojnë rregullat në komunikacion. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla. Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit […]

Policia në Suharekë, për 6 muaj mbi 2,900 tiketa të shqiptuara për kundërvajtje në trafik Foto: © Hallka Marketing Agency

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për drejtuesit e automjetëve që nuk po respektojnë rregullat në komunikacion.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla.

Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e respektojnë rregullat në komunikacion.

Kështu kanë bërë të ditur edhe përfaqësuesit e Policisë në Suharekë në takimet për siguri lokale përgjatë këtyre gjashtë muajve të vitit 2021.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e shqiptimit të gjobave për kundërvajtje në trafik në Komunën e Suharekës për periudhën kohore Janar-Qershor 2021.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se brenda gjashtë muajve policia ka shqiptuar 2,915 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Në muajin janar u shqiptuan 623 tiketa, në shkurt 250 të tilla, në mars 390, në prill 352, në maj 468 dhe në qershor u shqiptuan 832 tiketa.

MuajiNr. i tiketave të trafikut të shqiptuara
në Komunën e Suharekës
Janar 2021623
Shkurt 2021250
Mars 2021390
Prill 2021352
Maj 2021468
Qershor 2021832
TOTAL2,915