11 sirianë gjenden në një shtëpi në Peqan të Suharekës, dyshohet se u kontrabanduan

11 sirianë gjenden në një shtëpi në Peqan të Suharekës, dyshohet se u kontrabanduan
Fisnik Sadiku

16.07.2021 / Suhareka

Policia në Suharekë sot kishte marrë urdhër për kontrolle në një shtëpi të dyshimtë në fshatin Peqan në lidhje më një rast vjedhje.

Gjatë realizimit dhe zbatimit të këtij urdhri hetuesit gjeten së në këtë shtëpi banimi ishin 11 persona më nënshtetësi Siriane te cilët kishin shfrytëzuar rrugët ilegale dhe ishin kontrabanduar nga disa persona të dyshimtë.

Në lidhje më këtë rast policia kontaktoj prokurorin e shtetit i cili urdhëroj që rasti ti kalon njësinë për migrim dhe të huaj në kuadër të policisë kufitare, ndërsa u ndaluan shtatë persona të dyshimtë për kontrabadnim me migrant.

Të dyshimtit S.M, F.F, A.B, V.F, Xh.K, A.N dhe D.S dyshohen se janë përfshirë në kontrabandë me migrant dhe të njëjtit ju dorëzuan njësisë së hetimeve për interviste.

LEXO EDHE:  Shqetësuese, për vetëm pesë ditë, ndodhën mbi 400 aksidente trafiku në Kosovë

Rasti është duke u hetuar.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit