Policia mbyll të gjitha fushat sportive, komandanti Afrim Sylaj apelon te qytetarët të kufizojnë lëvizjet

06.04.2020

Policia e Kosovës shpreh shqetësimin nga lëvizjet e pa kontrolluara të qyetarëve të cilat paraqesin rrezik  nga koronavirusi Covid-19, lëvizje këto që bien ndesh me vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe përbëjnë rrezik. Andaj për të shmanguar sa më shumë lëvizjet e panevojshme dhe mundësinë e përhapjes së koronavirusit Policia e Kosovës në Suharekë dhe […]

Policia mbyll të gjitha fushat sportive, komandanti Afrim Sylaj apelon te qytetarët të kufizojnë lëvizjet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës shpreh shqetësimin nga lëvizjet e pa kontrolluara të qyetarëve të cilat paraqesin rrezik  nga koronavirusi Covid-19, lëvizje këto që bien ndesh me vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe përbëjnë rrezik.

Andaj për të shmanguar sa më shumë lëvizjet e panevojshme dhe mundësinë e përhapjes së koronavirusit Policia e Kosovës në Suharekë dhe Inspektorët Komunal kanë mbyllur të gjitha fushat sportive, sheshet, parqet dhe vendet ku mund të mblidhen qytetarët në Komunën e Suharekës.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, Afrim Sylaj, në një prononcim për SuharekaOnline ka konfirmuar lajmin dhe ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Gjithashtu Sylaj ka bërë të ditur se lëvizjet e qytetarëve nga Komuna jonë dhe ajo e Malishevës e cila gjendet në karantinë lë hapësirë për dyshim për përhapje të sëmundjes dhe bartje tek personat tjerë.

Lëvizjet duhet ndaluar rreptësisht dhe personat që në një far forme vizitojnë lidhjet farefisnore paraqesin rrezik nga përhapja e sëmundjes dhe kjo është e dënueshme me ligj.

Policia do inicojë procedurë penale ndaj të gjithë atyre që shkelin këto rregulla dhe dyshohet se kanë kryer vajtje-ardhje ne zonat e ndaluara.

Ju lutem respektoni institucionet e Kosovës, kufizoni në maksimum lëvizjet e pa arsyeshme, mos lëvizni në orar të ndaluar, duke respektuar vendimet ju respektoni veten dhe mbroni shëndetin tuaj dhe të mbarë shoqërisë, ka apeluar Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj.