Shteti tregon dhëmbët, bllokohen hyrje-daljet mes Suharekës dhe Malishevës

07.04.2020

Deri më tani sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së në Komunën e Malishevës numri i të invektuarëve me covid-19 ka shkuar rreth 60 persona. Pra, Komuna e Malishevës është qyteti me numrin më të madh të të infektuarëve duke u bërë epiqendra e covid-19 në Kosovë. Nga institucionet lokale në Suharekë dhe nga qytetarët, lëvizja […]

Shteti tregon dhëmbët, bllokohen hyrje-daljet mes Suharekës dhe Malishevës Foto: Komandant i stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj

Deri më tani sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së në Komunën e Malishevës numri i të invektuarëve me covid-19 ka shkuar rreth 60 persona.

Pra, Komuna e Malishevës është qyteti me numrin më të madh të të infektuarëve duke u bërë epiqendra e covid-19 në Kosovë.

Nga institucionet lokale në Suharekë dhe nga qytetarët, lëvizja e qytetarëve nga Malisheva në Suharekë po shihet si një problem për përhapjen e koronavirusit edhe në Suharekë.

Në mbledhjen e sotme Shtabi Emergjent i Komunës së Suharekës ndër masat e reja ka kërkuar edhe nga Policia e Suharekës që të bllokohen hyrje-daljet Suharekë-Malishevë.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, komandanti i stacionit policor në Suharekë, Afrim Sylaj, ka bërë të ditur se stacioni që ai drejton tashmë ka vendosur pikat statike të kontrollit në rrugët që lidhin Suharekën me Malishevën konkretisht në fshatin Semetisht ku lidhen tri rrugë me Suharekën, gjithashtu edhe policia e Malishevës ka përforcuar hyrje-daljet me Suharekën.

“Edhe në nivel komunal është rritur niveli i sigurisë ku vazhdimisht po bëhet patrullimi në fshatra dhe qytet ” ka shtuar komandanti Afrim Sylaj.

E të gjitha këto masa janë rezultat i mos zbatimit të udhëzimeve të institutit ku qytetarët nuk po i marrin parasysh dhe po lëvizin lirshëm.