I mituri nga Suhareka merr marihuanë, dërgohet me urgjencë në spital

Policia e Kosovës ka raportuar se në Suharekë një i mitur është dërguar dje në emergjencë në Suharekë për shkak të dyshimit se kishte përdorë substanca narkotike.

Për tretman të mëtejmë mjekësor i dyshuari është dërguar në spitalin rajonal në Prizren.

Gjithashtu Policia bënë të ditur se njësit policore kanë dalë në vend ngjarje dhe kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.87 gram substanca narkotike të llojit Marihuanë, një grinder pajisje për bluarje të substancave narkotike, një pako me letra për mbështjelljen e substancave narkotike, një pako me filtera të cigareve dhe një telefon celular.

Policia bënë të ditur se për shkak të gjendjes shëndetësore i dyshuari nuk është intervistuar, ndërsa lënda e rastit me urdhër të prokurorit vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.