Policia e Suharekës shpartallon grupin e hajnave në Budakovë, arrestohet edhe një i dyshuar

Policia e Suharekës shpartallon grupin e hajnave në Budakovë, arrestohet edhe një i dyshuar
Herolind Bytyçi

06.05.2021 / Suhareka

Policia e Suharekës të enjten ka arrestuar një person nga Komuna e Ferizajit i dyshuar për 8 raste të vjedhjeve në fshatin Budakovë të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka bërë të ditur se pas një hetimi dhe pune të Policisë së Kosovës në Suharekë, sot rreth orës 10:00 është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar për 8 raste të vjedhjeve në Budakovë.

Sipas kapitenit Sylaj personi i arrestuar është 20 vjeçari L.G.(emër i njohur për redaksinë) dhe është dërguar në mbajtje.

Më tutje ai ka treguar se operacioni i policisë është duke vazhduar dhe së shpejti pritet të dilet me informacione shtesë.

Kujtojmë se i dyshuari i parë për rastet e vjedhjeve në Budakovë ishte arrestuar më 26 prill rreth orës 05:00 në fshatin Budakovë.

RAPORTO