Policia e Suharekës për një muaj dënoi 732 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

11.05.2021

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti COVID-19. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla. Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë qytetarët të cilët nuk e respektojnë […]

Policia e Suharekës për një muaj dënoi 732 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti COVID-19.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla.

Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë qytetarët të cilët nuk e respektojnë ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në dy takimet për siguri lokale për muajin prill, ku në takimin e 22 prillit kishte treguar se gjatë dy javëve të para në Suharekë, policia ka shqiptuar 400 tiketa në bazë të këtij ligji.

Ndërsa në takimin e dytë për siguri lokale të mbajtur më 6 maj, kapiteni Sylaj ka treguar se në dy javët e fundit të muajit prill në Suharekë, policia ka shqiptuar 332 tiketa në bazë të këtij ligji.

Në total i bie që për një muaj Policia e Kosovës në Suharekë ka dënuar 732 qytetarë për mosrespektim të ligjit anti-COVID.