Policia e Suharekës për 14 ditë dënoi 400 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

22.04.2021

Gjatë ditës së enjte, është mbajtur takimi për siguri lokale në Komunën e Suharekës, ku nënkryetarja e kësaj komune, Mihrije Suka ka njoftuar për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Në këtë mbledhje ndër të tjerash është diskutuar edhe për aktivitetet e Policisë së Kosovës në Suharekë, raporton […]

Policia e Suharekës për 14 ditë dënoi 400 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj / SuharekaOnline

Gjatë ditës së enjte, është mbajtur takimi për siguri lokale në Komunën e Suharekës, ku nënkryetarja e kësaj komune, Mihrije Suka ka njoftuar për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Në këtë mbledhje ndër të tjerash është diskutuar edhe për aktivitetet e Policisë së Kosovës në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se gjatë këtyre 14 ditëve policia, ndër të tjerash ka zhvilluar aktivitete në bazë të ligjit anti-COVID.

Sylaj ka bërë të ditur se për dy javë Policia në Suharekë ka dënuar 400 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga kjo pandemi.

Poashtu, Komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se gjatë këtyre dy jave në komunën tonë kanë ndodhur 6 aksidente trafiku dhe se janë shqiptuar 141 tiketa për kundërvajtje në trafik.