Policia e Suharekës për 14 ditë dënoi 322 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Poashtu edhe togeri i Policisë së Kosovës në Suharekë, Vehbi Bytyqi ndër tjerash gjatë mbledhjes ka treguar se gjatë këtyre dy jave policia ka zhvilluar aktivitetet e saj në bazë të ligjit anti-COVID, raporton SuharekaOnline.

Bytyqi bëri të ditur se për 14 ditë Policia e Suharekës ka dënuar 322 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili është miratuar nga qeveria, e që ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht i vitit të kaluar, me qëllim që të parandalojë përhapjen e infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga ky virus.

Rikujtojmë, se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar për një viktimë të moshës 53 vjeç.

RAPORTO