Policia e Suharekës nga 1 nëntori fillon aksionin për lirimin e hapësirave publike

Stacioni Policor në Suharekë në bashkëpunim me Inspektorët Komunal është në zbatim të Planit Operativ “Qarkullimi i lirë i automjeteve dhe këmbësorëve dhe lirimi i hapsirave publike në qytetin e Suharekës”.

Në kuadër të këtij plani policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që ti lirojnë hapësirat publike dhe që gjithë ata që kanë të vendosur në zonat publike automjete, mjete të ndryshme, gjësende, pengesa të cilat janë në zonat publike, në trotuar, skaj rrugëve, pran institucioneve publike, shkollave, çerdheve dhe që pengojnë levizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve dhe japin imazh jo të mire të largohen menjëherë.

“Qyetarët i lusim që zonat të fillojnë ti lirojnë menjëherë pëmdryshe pas datës 01.11.2020 largimi i tyre do të bëhet nga Policia dhe Inspektorët Komunal me qëllim lirimin e hapsirave publike dhe levizjen e lirë të qytetarëve” thuhet ndër tjera në njoftimin e lëshuar nga Policia në Suharekë.

Përgjegjësinë do ta marrin ata qyetetar të cilët nuk e respektojnë vendimin e institucioneve dhe do ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.