Policia e Suharekës deporton tre qytetarë nga Malisheva që kishin ardhur në Suharekë

Deri më tani sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së në Komunën e Malishevës numri i të invektuarëve me covid-19 ka shkuar rreth 60 persona.

Pra, Komuna e Malishevës është qyteti me numrin më të madh të të infektuarëve duke u bërë epiqendra e covid-19 në Kosovë.

Nga institucionet lokale në Suharekë dhe nga qytetarët, lëvizja e qytetarëve nga Malisheva në Suharekë po shihet si një problem për përhapjen e koronavirusit edhe në Suharekë.

Sipas informacioneve brenda Policisë së Kosovës në Suharekë, bëhet e ditur se policia në Suharekë ka hasur në tre qytetarë të Malishevës që kishin ardhur në Suharekë.

Të tre qytetarët janë ndaluar nga policia e Suharekës dhe janë dorëzuar në policinë e Malishevës, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu bëhet e ditur se tek të gjithë ata që hasen nga policia do të inicohet procedurë penale dhe do të deportohen në zonën nga vijnë.

RAPORTO