Policia e Kosovës bën apel tek qytetarët për festën e Fiter Bajramit

Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që ta drejtojnë automjetin me kujdes të shtuar gjatë festës së Fiter Bajramit!

Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, policia bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes së automjetit, në ditën e nesërme.

Qytetarët kosovar festojnë Festën e Fiter Bajramit duke shprehur solidaritetin dhe urimet e ndërsjella përmes vizitave tek të afërmit e tyre me ç’rast rritet edhe numri i pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

Andaj, me qëllim që këto ditë feste për qytetarët e vendit të kalojnë sa më mirë dhe pa aksidente, Policia e Kosovës bënë thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës uron që kjo festë të kalojë e qetë dhe pa aksidente!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.