Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 20 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 12 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe gjashtë tjetër janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës në Suharekës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje.

“Suharekë, 15.05.2023-16:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.