Polici shembull, strehoi në familjen e tij shtetasen zvicerane, pasiqë i ishin vjedhur parat dhe dokumentat

01.07.2020

Të martën rreth orës 11:30 ankuesi femër shtetase zviceran ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ia ka marrë një telefon Samsung S8, një IPHONE 8 dhe 3000 franga zvicerane dhe ishte larguar në drejtim të panjohur me një automjet BMW  ngjyrë hiri me targa vendore. I kontaktuar nga SuharekaOnline, komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni […]

Polici shembull, strehoi në familjen e tij shtetasen zvicerane, pasiqë i ishin vjedhur parat dhe dokumentat Foto: Ilustrim

Të martën rreth orës 11:30 ankuesi femër shtetase zviceran ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ia ka marrë një telefon Samsung S8, një IPHONE 8 dhe 3000 franga zvicerane dhe ishte larguar në drejtim të panjohur me një automjet BMW  ngjyrë hiri me targa vendore.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, ka treguar se shtetasja zvicerane ishte në lidhje me një qytetar nga Komuna e Vushtrrisë i cili me një grup të organizuar ka plaqkitur shtetasen duke i marr dy telefona, para të gatshme, dokumentat dhe gjithçka që ajo kishte.

Pastaj e njëjta ka mbetur në rrugë, mirëpo një shembull të mirë ka treguar polici Blerim Kuqi, i cili e ka strehuar në familjen e vet, duke mos e lënë në rrugë shtetasen zvicerane.

Ndërsa në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë më pastaj në orët e vona edhe i dyshuari tjetër i cili kishte tentuar të largohej nga Kosova, shkruan SuharekaOnline.

Gjësendet e shtetases zvicerane janë gjetur dhe i janë kthyer, ndërsa e njëjta sot është pajosur me dokumentacion të ri në ambasadën zvicerane dhe sonte do të udhëtojë për Zvicër.

Një punë profesionale ka treguar edhe Policia e Kosovës në Suharekë që është për çdo lavdatë, duke reaguar shpejtë dhe duke arrestuar të dyshuarit brenda pak orëve.