Po vazhdon rregullimi i rrjetit të kanalizimit në Samadrexhë

13.09.2022

Rregullimi i rrjetit të kanalizimit në Samadrexhë. Rrjeti i kanalizimit në fshatin Samadrexhë po vazhdon të rregullohet. Atje, për t’a parë ecurinë e punimeve ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Nga komuna kanë theksuar se në çdo fshat, projektet e parapara, do të vazhdojnë të implementohen normalisht. Kryetari Muharremaj dje deri sa […]

Po vazhdon rregullimi  i rrjetit të kanalizimit në Samadrexhë Foto: Ilustrim

Rregullimi i rrjetit të kanalizimit në Samadrexhë.

Rrjeti i kanalizimit në fshatin Samadrexhë po vazhdon të rregullohet. Atje, për t’a parë ecurinë e punimeve ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Nga komuna kanë theksuar se në çdo fshat, projektet e parapara, do të vazhdojnë të implementohen normalisht.

Kryetari Muharremaj dje deri sa ka vizituar punimet në Samadrexhë u shpreh: “Angazhimi im në terren është që sipas mundësive të gjejmë zgjidhjen e duhur, që qytetarët të kenë shërbimet e merituara”.