Plagosje në Mushtisht, komandanti Afrim Sylaj tregon detajet

Të premten rreth orës 23:40 në Mushtisht të Suharekës është raportuar për një plagosje me armë zjarri.
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një fjalosje kishte gjuajtur me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar të cilin e kishte qëlluar në këmbë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.
I kontaktuar nga SuharekaOnline, komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, ka bërë të ditur se viktima me të dyshuarin janë miq, ku dhëndrri ka plagosur mikun.
Më tutje ai ka treguar se i dyshuri gjendet në arrati dhe se është i dyshuar edhe për vepra të tjera penale.
Policia është duke kryer të gjitha procedurat dhe duke u marr me rastin, ka treguar ai.