21 vite pas luftës, shqiptarët e Kosovës nuk e harrojnë Bill Clintonin. Çdo fundivit ata i çojnë dhurata ish-presidentin amerikan, në respekt të mbështetjes që ai i ka dhënë Kosovës në periudhën e luftës.
Një dhuratë e tillë iu nis edhe sot. Në prag të festave të fundvitit, Rilind Morina nga Suhareka, ka vendosur t’i dërgojë dhuratë dikujt që e ka shumë përzemër.
Artisti nga Suhareka Rilind Morina shpreh mirënjohje me anë të një vepre artistike për ish Presidentin Bill Clinton, për kontributin tij gjatë luftës dhe viteve të 90-ta. Rilindi ndihet i privilegjuar që i është garantuar se kjo veper do të dergohet së shpejti ne SHBA dhe që një dhuratë e tillë të arrihet në duart e një njeriu që bëri shumë që sot ne ta gëzojmë shtetin tonë dhe miqësin e përhershme me Amerikanët, shkruan SuharekaOnline.
Ishte 9 vjeç kur ishte lufta në Kosovë, por e mban mend mirë se ishte presidenti amerikan, Bill Clinton, që ndihmoi në çlirimin e Kosovës.
“Shpresoj që ky punim të dorëzohet në vendin e duhur dhe për mua mjafton që ky portret të përfaqësojë jo vetëm veten time, por të gjithë shqiptarët e Kosovës që i jemi mirënjohës për kontributin e tij gjatë luftës dhe çlirimin e vendit tonë,” – tha piktori Morina që mbante portretin e Clintonit në dorë.
Në kthim, 30 vjeçari nuk pret shumë nga Clinton, por do të mjaftonte për të një falënderim.
Ai që e mori përsipër që ky portret të mbërrijë në adresën e duhur, është Agim Rexhepi, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”. Ai tha se nuk është hera e parë që Clintonit i dërgohen dhurata e nëpërmjet tij dhe falënderohet një shtet i tërë.
“Nuk është hera e parë që kemi dorëzuar materiale të tilla edhe ia kemi dorëzuar personalisht. Ato mund të shihen edhe në website ku duket presidenti Clinton me shumë materiale që ia kam dorëzuar gjatë vizitës së fundit që ishte në Prishtinë,” – tha Rexhepi.