Piktori nga Suhareka uron ditëlindjen e 66-të të Angela Merkel-it me një punim dedikuar asaj

Ky punim rezultoi në shenjë respekti për figurën e shquar të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Piktori shqiptar, nga Suhareka, i quajtur Rilind Morina, ka realizuar një punim të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Rilind Morina e ka realizuar këtë profil të mrekullueshëm, punim me anë të lapsit kimik, për njërat nga figurat më të rëndësishme në ndihmën ndaj Kosovës, pikërisht në 66 vjetorin e lindjes së kancelares Merkel, shkruan SuharekaOnline.

Morina thotë se dëshiroj me nda me të gjithë qytetarët një mesazh të tij si artist dhe si autor i portretit të Angela Merkel që të ketë shëndet dhe jetë të gjatë dhe shpresoj që kjo vepër të jetë si dhurat nga ana e tij që përfaqëson kukturën e shtetit të Kosovës dhe me padurim pres përgjigjen e saj se si do ta vlerësoj portretin e saj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.