Përzgjedhja e Operatorëve Ekonomik fitues në Komunën e Therandës, favorizim ose viktimizim!

Aktualisht në Komunën e Therandës ka filluar realizimi i dy projekteve që kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugëve, për projektin e parë “Ndertimi i rrugës Sopijë-Shirokë (rrethrrotullimi Leshan L-5850 M)”, është nënshkruar kontrata më 12 dhjetor që ka vlerë 699,999.00€, ndërsa për projektin “Ndërtimi i unazës -krahu i djathtë-Suharekë” fillimisht fitues është shpallur ofertuesi me ofertën që ka vlerë 1,666,7132.00€ por kjo kontratë është kthyer ne rivlersim.

Ështe interesant fakti se në të dy këto projekte (të njëjta për nga puna) nuk është shpallur fitues ofertuesi më i lirë, edhe më interesant është fakti se ofertuesi më i lirë i kontratës “Ndërtimi i unazës -krahu i djathtë-Suharekë” është shpërblyer me kontratën “Ndërtimi i rrugës Sopijë-Shirokë (rrethrrotullimi Leshan L-5850 M)” në të cilën nuk ka qenë ofertuesi me i lirë, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë.

Dyshimi në këto dy kontrata qëndron tek fakti se si i njëjti Operator Ekonomik për të dy këto projekte, të ngjashme për nga puna dhe për koha e kërkuar për realizm, tek njëri nuk i plotëson kushtet ndërsa tek tjetri i plotëson kushtet.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Ky rast konkret si dhe rastet e tjera të ngjashme tregojnë që në Komunën e Therandës “ligji” i korruptimit po i mbivendoset LIGJIT TË PROKURIMIT.

Ky skandal që ka ndodhur më këto dy kontrata e pasqyron më së miri qeverisjen e korruptuar të Komunës së Therandes.

RAPORTO