Përurohen shkollat e reja në Dobërdelan dhe në Leshan

16.09.2020

Në Komunën e Suharekës sot është bërë përurimi i dy shkollave, në fshatin Dobërdelan dhe në fshatin Leshan. Ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe ai i Ekonomisë dhe Ambientit  Blerim Kuçi të shoqëruar nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj dhe Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, kanë përuruar shkollën fillore në Dobërdelan […]

Përurohen shkollat e reja në Dobërdelan dhe në Leshan Foto: Ilustrim

Në Komunën e Suharekës sot është bërë përurimi i dy shkollave, në fshatin Dobërdelan dhe në fshatin Leshan.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe ai i Ekonomisë dhe Ambientit  Blerim Kuçi të shoqëruar nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj dhe Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, kanë përuruar shkollën fillore në Dobërdelan “28 Nëntori” dhe në Leshan shkollën fillore “Vaso Pashk Shkodran”.

Gjithashtu, e pranishme në përurimin e shkollës “28 Nëntori” në Dobërdelan ishte edhe Zv.Kryeministrja, Albulenaj Balaj ku tha se ky investim në këtë shkollë nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë qysh moti i planifikuar.

Ndër tjera Zv.Kryeministrja Balaj ka shtuar se shkolla i plotëson të gjitha standardet në mbrojtje nga Covid-19.

“Ky investim këtu nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë i planifikuar qysh moti dhe tash, ne jemi në një shkollë të re. Urojmë që hapësirat e kësaj shkolle të hynë në respektimin  e masave anti-covid dhe kjo shkollë i plotëson të gjitha standardet”, tha ajo.