Përurohen punimet e renovimit të Çerdhës së Qytetit “Fluturat”

Me rastin e 1 qershorit “Ditës së Fëmijëve” kryetari i Komunës së Suharekës i shoqëruar nga pronari i fondacionit “Valon Vataj” dhe drejtoresha e qerdhes “Fluturat” Arlinda Bajraktari kanë bërë përurimin e punimeve për renovimin e qerdhes “Fluturat”.

Në fjalën e tij kryetari Muharremaj ka falënderuar fondacionin “Valon Vataj” për donacionin në vlerë prej 100,000 euro për renovimin e kësaj qerdhe.

Në anën tjetër Valoj Vataj ka njoftuar se qerdhja e fëmijëve do të renovohet në periudhën brenda 60 ditësh dhe se ky fondacion do të vazhdojë me iniciativa të tjera në Komunën e Suharekës.

Kjo qerdhe nuk është prekuar nga asnjë renovim për afro 40 vite nga ekzistenca dhe është në gjendje të rëndë. Këto punime kanë filluar më 1 Qershor si shkas i Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.