Përurohen çerdhet e fëmijëve në fshatin Sopijë dhe Gjinoc

Në fshatin Sopijë dhe Gjinoc të Suharekës gjatë ditës së mërkurë është bërë inagurimi i dy çerdheve për fëmijë.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj i shoqëruar nga nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka dhe Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani gjatë ditës së mërkurë kanë bërë përurimin e dy çerdheve në fshatin Sopijë dhe Gjinoc

Përmes një njoftimi nga Komuna e Suharekës kanë bërë të ditur se fillimisht është bërë inagurimi i çerdhës në fshatin Sopijë për të vazhduar edhe në fshatin Gjinoc.

I pari i komunës, Bali Muharremaj në fjalën e tij gjatë hapjes së çerdhës në Gjinoc ka thënë kjo është çerdhja e pestë në Komunën e Suharekës dhe se projekte të tilla do të vazhdohen edhe në të ardhmen.

RAPORTO