Personat që erdhën nga jashtë në Suharekë s’kanë shenja të koronavirusit, i infektuari po shërohet

26.03.2020

Sot bëhen gjashtë ditë prej kur në Suharekë është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Ky është pacienti i vetëm i infektuar me koronavirus atje, e sipas kryetarit të komunës, Bali Muharremajt, brenda 3-4 ditëve edhe ai do të shërohet. Ndërkohë për personat që kanë ardhur nga diaspora, Muharremaj ka thënë se s’kanë simptoma. Në […]

Personat që erdhën nga jashtë në Suharekë s’kanë shenja të koronavirusit, i infektuari po shërohet Foto: Ilustrim

Sot bëhen gjashtë ditë prej kur në Suharekë është konfirmuar rasti i parë me koronavirus.

Ky është pacienti i vetëm i infektuar me koronavirus atje, e sipas kryetarit të komunës, Bali Muharremajt, brenda 3-4 ditëve edhe ai do të shërohet.

Ndërkohë për personat që kanë ardhur nga diaspora, Muharremaj ka thënë se s’kanë simptoma.

Në një prononcim për Gazetën Express, Muharremaj ka thënë se pacienti i infektuar me COVID-19, po përmirësohet. Madje, ai shpreson se brenda 3-4 ditëve, ai do të shërohet plotësisht.

Sipas Muharremajt, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të dyshimtë në këtë komunë.

“Gjendja është e mirë. Nuk ka pas ndonjë rast të ri të dyshuar. Madje, edhe ai që është tu u trajtu në QKUK, po shkon duke u përmirësu, edhe besoj që brenda 3-4 dite do të shërohet, pra rezultati do t’i del negativ”, ka thënë Muharremaj.

Muharremaj ka treguar se asnjë prej qytetarëve që është kthyer nga diaspora në këtë komunë, nuk ka shfaqur ndonjë simptomë se ëhstë i infektuar me koronavirus.

“Fati jonë i mirë ka qenë qe e kemi parandalu. Më herët kanë ardhur në Suharekë 120 persona nga diaspora, por menjëherë i kemi izolu. Tash i kanë ba 16 ditë, asnjë prej tyre s’ka pas ndonjë simptomë”, ka thënë ai për Express.

Ai ka thënë se nuk është i kënaqur me furnizimin me mjete mbrotëse, derisa për t’u furnizuar me ushqim thotë se s’po kanë probleme.

“Para një jave e kemi dezinfektu komplet qytetin dhe fshatrat, e po mendojmë ta dezinfektojmë prapë. E kemi inspekcionin në terren për çdo parregullësi. Po kemi mjaftueshëm furnizim me miell e ushqim, por nuk jemi të kënaqur me furnizimin me mjete mbrotjtëse për QKMF’të. Dje, i kemi pranu 1 mijë maska donacion dhe 900 pako ushqimore”, ka thënë ai.