Përmirësohet gjendja shëndetësore e deputetit Ardian Shala: Nuk janë të lehta ditët e netët me COVID-19!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala ka njoftuar që është shëruar nga koronavirusi.

Shala ishte mjekuar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa ma pas kishte vazhduar në shtëpi, ku thotë që nuk ishin të lehta ditët e netët me Covid.

Po e ndiej obligim që në emër timin dhe të familjes të ju falenderohem përzemërsisht !
Ishit ju ata që në mënyra të ndryshme na inkurajuat dhe motivuat dhe na uruat shërim ( mua e nënës sime) , gjatë mjekimit disa ditor me Covid 19 , në Spitalin e Prizrenit dhe më pastaj në shtëpi.
Falenderim të veçantë ju drejtoj punëtorëve të QKMF -Suharekë dhe të Spitalit të Prizrenit, të cilët përkundër vështirësive teknike dhe logjistike po ja dalin mbanë të trajtojnë secilin pacient .
Të sëmurëve tjerë ju dëshiroj shërim. Nuk ishin të lehta ditët e netët me Covid , andaj apeloj që bartjen e maskave, kujdesin ,higjenën ,distancen , respektoni! Paçit shëndet në familjet tuaja .
Ju faleminderit të gjithëve !

Më 6 gusht deputeti Ardian Shala e kishte konfirmuar për SuharekaOnline se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe se është vet-hospitalizuar në Infektivë në Spitalin e Prizrenit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.