Përmbyllet Projekti “Business English Training Course” ku morën pjesë 22 persona nga Suhareka

U përmbyll Projekti me 5 Komuna të Regjionit “Business English Training Course”.

Ka përfunduar Projekti me 5 Komuna të Regjionit “Business English Training Course”, i cili është organizuar nga Këndi Amerikan dhe Biblioteka Regjionale e Qytetit të Prizrenit, ku kanë ndjekur kursin falas edhe 22 përsona nga Komuna e Suharekës.

Në këtë përmbyllje të projektit mori pjesë edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës, znj.Mihrije Suka.

Me këtë rast nënkryetarja e Komunës, znj. Mihrije Suka, ka falënderuar organizatorët dhe ka përshëndetur në emër të Kryetarit të Komunës, të gjithë të pranishmit duke shprehur e gatshme për bashkëpunim të vazhdueshëm mes Komunës dhe Këndit Amerikan, përkatësisht Ambasadën Amerikane.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.