Përleshja e djeshme në Suharekë, veprimi “madhështor” i zyrtarit policor

28.12.2020

Të dielën në Suharekë janë arrestuar 7 persona të dyshuar. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje rreth orës 15:00 pas një mosmarrveshje janë rrahur mes vete shtatë persona, ku është konfirmuar edhe nga policia. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit SIG SAUER e kalibrit 9 […]

Përleshja e djeshme në Suharekë, veprimi “madhështor” i zyrtarit policor Foto: Ilustrim

Të dielën në Suharekë janë arrestuar 7 persona të dyshuar. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje rreth orës 15:00 pas një mosmarrveshje janë rrahur mes vete shtatë persona, ku është konfirmuar edhe nga policia.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit SIG SAUER e kalibrit 9 mm dhe për momentin nuk dihet se kush e ka përdorur armën dhe cili është pronari i saj.  

Por SuharekaOnline ka mësuar detaje të reja në lidhje me rastin e ditës së djeshme, ku bëhet e ditur se njëri nga personat që kishte ndërhyrë gjatë përleshjes është zyrtarë policor.

Në momentin e përleshjes zyrtari policor ishte jashtë orarit të punës, por me të parë se palët e përfshira kishin edhe armë ai kishe ndërhyrë duke arritur që ta largojë armën dhe njëkohësisht duke e rrezikuar jetën e tij, veprim ky për tu vlerësuar.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline, komandanti i policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, i cili gjithashtu tregoi se rasti në fjalë ka ndodhur për motive të ulëta.

“Veprimi i policit parandaloi më të keqën duke neutralizuar njërin nga të dyshuarit ku i’a merr armën nga duart dhe i’a dorzon patrullës policore” ka thënë ai.

Sylaj konfirmoi se veprimi i një zyrtari policor në rastin e ndërhyrjes në një rrahje është vlerësuar lart duke mos dhënë asnjë informacion se për cilin zyrtar policor bëhet fjalë. Ai apeloi tek qytetarët të mos përdorin armë dhe mjete të rrezikshme sepse policia do veproj me forcën e ligjit në çdo kohë.