Përkundër pandemisë, në Komunën e Suharekës gjatë 2020’s u regjistruan 197 biznese

12.04.2021

Ka kaluar më shumë se një vit, kur Kosova si shumë shtete të tjera është duke u përballur me pandeminë COVID-19, e cila padyshim që përveç në shëndetin e njerëzve ka ndikuar edhe në ekonomi. Pavarësisht pandemisë e cila ka krijuar vërshtirësi për shumë ndërmarrje, në Kosovë ka vazhduar hapja e bizneseve të reja, të […]

Përkundër pandemisë, në Komunën e Suharekës gjatë 2020’s u regjistruan 197 biznese Foto: Ilustrim

Ka kaluar më shumë se një vit, kur Kosova si shumë shtete të tjera është duke u përballur me pandeminë COVID-19, e cila padyshim që përveç në shëndetin e njerëzve ka ndikuar edhe në ekonomi.

Pavarësisht pandemisë e cila ka krijuar vërshtirësi për shumë ndërmarrje, në Kosovë ka vazhduar hapja e bizneseve të reja, të cilat kryesisht janë tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave, ndërmarrje prodhuese, ndërtmitari dhe ndërmarrje të tjera.

Në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës figuron që gjatë vitit 2020 në Kosovë janë regjistruar 9,805 biznese të reja.

Vitin që lam pas, poashtu edhe në Komunën e Suharekës ka vazhduar hapja e bizneseve të reja, ku në bazë të statistikave të ASK-së, figuron se brenda një viti në Komunën e Suharekës janë regjistruar 197 biznese, raporton SuharekaOnline.

Në TM1 (tremujori i parë i 2020) janë hapur 44 biznese, numër ky i cili në TM2 është rritur në 52, ndërsa në TM3 janë regjistruar 49 biznese dhe në TM4, 52 biznese.

Koha e regjistrimitNr. i bizneseve të regjistruara
TM144
TM252
TM349
TM452
TOTAL197

Rikujtojmë se në po të njëjtin vit, në Komunën e Suharekës në bazë të ASK-së janë mbyllur 35 biznese.

Në TM1(tremujori i parë i 2020) janë mbyllur 12 biznese, numër ky i cili në TM2 ka rënë në 3 biznese, TM3 11 biznese dhe TM4 9 biznese.

Koha e mbylljesNr. i biznseve të mbyllura
TM112
TM23
TM311
TM49
TOTAL35