Përfundon procesi i Testit të Maturës në Suharekë, Bajselmani: Çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit
Tashmë ka përfunduar afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore për maturantët e klasave të 12-ta. Provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar edhe në shkollat e Komunës së Suharekës. Ky provim në Komunën e Suharekës u mbajt në 2 qendra të testimit. 203 maturantë të Komunës së Suharekës kanë paraqitur Provimin e Maturës Shtetërore […]
Tashmë ka përfunduar afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore për maturantët e klasave të 12-ta.
Provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar edhe në shkollat e Komunës së Suharekës.
Ky provim në Komunën e Suharekës u mbajt në 2 qendra të testimit.
203 maturantë të Komunës së Suharekës kanë paraqitur Provimin e Maturës Shtetërore në afatin e dytë.
Ky test në këtë afat është mbajtur në dy qendra, në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” dhe Shkollën e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj”.
Ndërsa pas përfundimit të këtij testi, për SuharekaOnline ka folur drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani.
Bajselmani ka theksuar se në përgjithësi mbarëvajtja është përcjell pa incidente dhe se çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit.
“Po tash sa ka përfunduar procesi i mbajtjes së Testit të Maturës dhe çdo gjë ka shkuar mirë sipas planifikimt”, u shpreh drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani.
Po ashtu ai theksoi se sipas asaj që kanë parë dhe janë informuar çdo gjë ka shkuar në rregull pa asnjë incident.