Bizneset Vende Pune Ofertat

Përfundon gjykimi ndaj drejtoreshës së Inspekcionit dhe insepktorit nga Suhareka, aktgjykimi shpallet të enjten

Përfundon gjykimi ndaj drejtoreshës së Inspekcionit dhe insepktorit nga Suhareka, aktgjykimi shpallet të enjten

29.08.2023 Suharekë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën ka përfunduar gjykimi ndaj drejtoreshës së Inspkecionit në Suharekë, Jehona Rrafshi Lumi dhe inspektorit të ndërtimit Hafir Maliqaj, ku në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar dënimin, ndërsa mbrojtja lirimin e tyre.

Në këtë rast, Rrafshi-Lumi në cilësinë e Drejtoreshës së Inspekcionit në Suharekë, së bashku me inspektorin e ndërtimit, Hafir Maliqaj, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Mehdi Sefa, fjalën përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim dhe gjatë elaborimit të saj, tha se në bazë provave dhe mbrojtjes së dhënë nga të akuzuarit Rrafshi- Lumi dhe Maliqaj, është vërtetuar përshkrimi ligjor i aktakuzës.

Sipas tij, Rrafshi-Lumi nuk i ka përmbushur detyrat e saj zyrtare me qëllim të çfarëdo dobie për investitorin Blerim Gashi, pasi të njëjtit nuk ia kishte rrënuar objektin afarist të ndërtuar pa leje në pronën e “Agro-Kosova Holding” edhe pse kishte nxjerrë konkluzion për një gjë të tillë.

Tutje, prokurori Sefa tha se është vërtetuar që i akuzuari Maliqaj, si inspektor i ndërtimit nuk ka ndërmarrë masa për rrënimin e objektit afarist të investitorit “Agro-Kosova Holding” dhe se ndaj investitorit Xhevdet Gashi, pronar të objektit “Viva Fresh”, nuk ndërmori masa për rrënim por i dha afat shtesë për pajisje me leje ndërtimore.

Në fund, ai ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ndaj tyre të shqiptohet dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në adminstratën publike apo në shërbimin publik.

Mbrojtësi i të akuzuarës Rrafshi- Lumi, avokati Fitim Shporta, fjalën e tij përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim, derisa gjatë elaborimit të saj me gojë ka kërkuar që e mbrojtura e tij të lirohet nga akuza në mungesë të provave.

Fjalën e mbrojtësit të saj, e ka mbështetur e akuzuara Rrafshi- Lumi, e cila në fjalën përfundimtare tha se nuk e ndjen veten aspak fajtore dhe se çdo veprim të saj e  ka marrë konform dispozitave ligjore. Ajo ka kërkuar që gjykata ndaj saj të marrë aktgjykim lirues.

Fjalën përfundimtare me shkrime, e ka dorëzuar edhe mbrojtësja e të akuzuarit Maliqaj, avokatja Valbonë Morina. Ajo tha se qëndron në tërësi pranë fjalës përfundimtare të dorëzuar me shkrim dhe ka kërkuar që ndaj të mbrojturit të saj të merret aktgjykim lirues.

Këtë deklarim të mbrojtëses së tij, e ka përkrahur i akuzuari Maliqaj.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha tha se shpallja e aktgjykimit për këtë rast do të bëhet më 31 gusht 2023.

M-L Solution Call Center Brigada123,
Kosovë
N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende89 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë