Përfshihen nga zjarri disa fusha në Mushtisht

11.09.2021

Ashtu si në muajin e kaluar siç duket edhe këtë muaj zjarrfikësit e Suharekës do ta kenë sfidë përballjen me zjarret fushore dhe malore. Kjo për faktin se ka disa ditë që intervenimi i zjarrfikësve është i domosdoshëm për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve. Edhe gjatë ditës së sotme zjarrfikësit e Suharekës u përballen me […]

Përfshihen nga zjarri disa fusha në Mushtisht Foto: Ilustrim

Ashtu si në muajin e kaluar siç duket edhe këtë muaj zjarrfikësit e Suharekës do ta kenë sfidë përballjen me zjarret fushore dhe malore.

Kjo për faktin se ka disa ditë që intervenimi i zjarrfikësve është i domosdoshëm për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve.

Edhe gjatë ditës së sotme zjarrfikësit e Suharekës u përballen me fikjen e zjarreve.

Gjatë ditës së sotme janë përfshirë nga zjarri disa hektarë me fusha në fshatin Mushtisht.

Zjarrfikësit e qytetit kanë intervenuar në këtë fshat për ta lokalizuar zjarrin.

Nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar qëllimshëm apo për shkak të temperaturave të larta, pasi që ditëve të fundit në vendin tonë janë shënuar temperatura të theksuara.