Përfaqësues të Komunës së Suharekës vizituan shoqatën e pensionistëve, i’u premtuan mbështetje

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuçi së bashku me drejtorin e Administratës, Drion Maliqaj, kanë vizituar Shoqatën e Pensionistëve në Suharekë.

Në këtë vizitë Kuçi dhe Maliqaj kanë bashkëbiseduar me përfaqësuesit e kësaj shoqate si dhe kanë parë se si po e kalojnë ditën pensionistët aty dhe se a kanë aktivitete që i bëjnë të ndihen të relaksuar pensionistët, njofton SuharekaOnline.

Në takim gjithashtu u bisedua edhe për investimet në objekt dhe për kushte më të mira për qëndrim ditor ku kryesuesi Kuçi dhe drejtori Maliqaj, u zotuan se do t’i ndihmojnë edhe në furnizim me inventar dhe paisje të tjera.

Përfaqësuesit e shoqatës i kanë falënderuar zyrtarët komunal për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.