Përdorimi i lëndëve narkotike, falsifikim i parave, disa nga rastet që u raportuan në Policinë e Suharekës

11.02.2021

Në takimin për siguri lokale të Komunës së Suharekës, i cili është mbajtur sot, nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Togeri i Policisë në Suharekë, Vehbi Bytyqi në fjalën e tij ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë këtyre 14 ditëve […]

Përdorimi i lëndëve narkotike, falsifikim i parave, disa nga rastet që u raportuan në Policinë e Suharekës Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale të Komunës së Suharekës, i cili është mbajtur sot, nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Togeri i Policisë në Suharekë, Vehbi Bytyqi në fjalën e tij ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë këtyre 14 ditëve kanë ndodhur 6 aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu në këto dy javë kanë ndodhur edhe 5 vjedhje, janë raportuar 2 raste mashtrimi, 2 raste të rrezikut të përgjithshëm, 2 lëndime aksidentale, 2 raste të falsifikimit të parave, 2 raste të përdorimit të lëndëve narkotike.

Gjatë 14 ditëve që i lamë pas në Policinë e Suharekës janë raportuar edhe 4 raste të dhunës në familje.

Përveç këtyre rasteve, Policia e Suharekës gjatë këtyre dy javëve ka shqiptuar edhe 105 gjoba për të gjithë ata të cilët nuk e kan respektuar ligjin anti-COVID.