Për vetëm dy muaj, 76 aksidente trafiku në Suharekë

10.09.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Vetëm të enjten në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 18 aksidente kanë përfunduar me persona të […]

Për vetëm dy muaj, 76 aksidente trafiku në Suharekë Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Vetëm të enjten në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 18 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale, raporton SuharekaOnline.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i aksidenteve, ku vetëm dy javët e fundit të muajit gusht ndodhën 15 aksidente trafiku.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e aksidenteve për muajin korrik dhe gusht në Komunën e Suharekës.

Sipas statistikave bëhet e ditur se brenda dy muaje (korrik dhe gusht) në Komunën e Suharekës kanë ndodhur gjithsej 76 aksidente trafiku.

Gjatë muajit korrik të vitit 2021 ndodhën 37 aksidente trafiku, prej tyre 15 në dy javët e para dhe 22 në dy javët e fundit të korrikut, ndërsa në gusht ndodhën 39 aksidente, prej tyre 24 në dy javët e para dhe 15 të tjera në dy javët e fundit të gushtit.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, në takimet e sigurisë lokale.

MuajiNr. i aksidenteve të trafikut në Komunën e Suharekës
Korrik 202137
Gusht 202139
TOTAL76