Për vetëm 4 muaj, 18 kanosje në Suharekë

16.09.2021 / Suhareka

Për vetëm 4 muaj, 18 kanosje në Suharekë
Foto: Ilustrim

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i kanosjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i kanosjeve.

Kanosje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.


SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve të kanosjeve të cilat kanë ndodhur gjatë muajit qershor deri në dy javët e para të shtatorit në Komunën e Suharekës.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë këtyre katër muajve të fundit në Suharekë kanë ndodhur 18 kanosje.

Gjatë muajit qershor të vitit 2021 ndodhën 8 kanosje, prej tyre 5 në dy javët e para dhe 3 në dy javët e fundit të qershorit, ndërsa në korrik ndodhën 4 kanosje, prej tyre 1 në dy javët e para dhe 3 të tjera në dy javët e fundit, në gusht ndodhën 3 raste të tilla, 1 në dy javët e para dhe 2 në dy javët e fundit të gushtit si dhe 3 kanosje ndodhën në dy javët e para të shtatorit.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, në takimet e sigurisë lokale.

MuajiNr. i kanosjeve në dy javët e para Nr. i kanosjeve në dy javët e funditTOTAL
Qershor 2021538
Korrik 2021134
Gusht 2021123
Shtator 20213/3
TOTAL10818

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *