Për një muaj në Suharekë regjistrohen 229 raste pozitive me COVID-19 dhe 7 viktima

31.03.2021

Në muajin e tretë të këtij viti, ku edhe u bë plotë një vitë përballje me pandeminë COVID-19, në Kosovë është regjistruar numër i madh i të infekruarve me këtë virus. Nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë që përcjellë SuharekaOnline është bërë e ditur se brenda një muaji në Kosovë […]

Për një muaj në Suharekë regjistrohen 229 raste pozitive me COVID-19 dhe 7 viktima Foto: Ilustrim

Në muajin e tretë të këtij viti, ku edhe u bë plotë një vitë përballje me pandeminë COVID-19, në Kosovë është regjistruar numër i madh i të infekruarve me këtë virus.

Nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë që përcjellë SuharekaOnline është bërë e ditur se brenda një muaji në Kosovë janë regjistruar 20,137 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 259 viktima nga ky virus.

Poashtu, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se për 30 ditë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 229 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 7 viktima të moshave të ndryshme.

Rikujtojmë se vetëm gjatë ditës së martë në tërë Kosovën janë konfirmuar 752 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima.

Numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga 422.380 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.858 raste të vdekjes.

Ndërsa, vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë ka filluar të hënën, ku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është vaksinuar me vaksinën AstraZeneca.

Në Kosovë me këtë vaksinë pritet që të vaksinohen 70% e popullsisë deri në fund të këtij vitit, 2021.

Në tabelën e mëposhtme e gjeni numrin e rasteve pozitive me COVID-19 dhe numrin e viktimave për 30 ditë në Komunën e Suharekës.

DataNr i rasteve pozitiveViktima
01 mars, 2021130
02 mars, 202151 (87 vjeç)
03 mars, 2021101 (85 vjeç)
04 mars, 202150
05 mars, 2021100
06 mars, 202190
07 mars, 2021170
08 mars, 2021101 (70 vjeç)
09 mars, 202181 (43 vjeç)
10 mars, 202130
11 mars, 2021120
12 mars, 202140
13 mars, 202190
14 mars, 202180
15 mars, 202140
16 mars, 202130
17 mars, 2021100
18 mars, 202190
19 mars, 2021100
20 mars, 202130
21 mars, 2021 60
22 mars, 202170
23 mars, 202120
24 mars, 2021122 (77, 78 vjeç)
25 mars 202130
26 mars, 202120
27 mars, 202110
28 mars, 2021121 (84 vjeç)
29 mars, 202190
30 mars, 2021130
Statistika nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë