Për një muaj KEDS njoftoi mbi 5 herë për ndërprerje të rrymës në Komunën e Suharekës

03.07.2021

Nuk janë të rralla rastet kur kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, njofton për punime në rrjet. Arsyet e ndërprerjes janë të ndryshme që kanë të bëjnë me siguri të sistemit. Si në çdo komunë tjetër, njoftime për ndërpreje të energjisë elektrike ka edhe në Komunën e Suharekës. SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat […]

Për një muaj KEDS njoftoi mbi 5 herë për ndërprerje të rrymës në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, njofton për punime në rrjet.

Arsyet e ndërprerjes janë të ndryshme që kanë të bëjnë me siguri të sistemit.

Si në çdo komunë tjetër, njoftime për ndërpreje të energjisë elektrike ka edhe në Komunën e Suharekës.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat se sa herë ka njoftuar kjo kompani për ndërperje të rrymës në Suharekë.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës, KEDS ka njoftuar për ndërprerje të rrymës hiç më pak se 8 herë.

Njoftimi i parë për muajin qershor ishte bërë me datë 1 qershor, ku ndërprerje do të kishte më 2 qershor në vendet: Pishina Solid, Reçani I, Reqani II, Dragaqine I, Çadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II dhe Budakova.

Ndërsa njoftimi tjetër për qershor ishte bërë më 14 qershor, ku ndërprerje do të kishte më 15 qershor në vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brezë,Tërnavicë, Murgullë, Zakut, Metehi dhe Dobërdol dhe Studençani- një pjesë dhe Samadraxha.

Po ashtu njoftim për ndërprerje të energjisë elektrike në Komunën e Suharekës ishte bërë edhe më 22 qershor, ku ndërprerje do të kishte më 23 qershor në vendet: Studençan, Dobërdelan, Samadraxhë, Motel Illyria, Gurëthyesi ENISI, Celi AG, Sejdi Binaku, Flori Kopshtari, Fabrika e Plastikës Gani Sallauka, Pompat e ujit: Studençan, Dobërdelan dhe Samadraxhë.

Ndërprerje të rrymës kishte edhe me datën 26 qershor në vendet: Dobërdelan, Reshtan, Samadrexhë dhe Studençan dhe Motel Illyria, Gurëthyesi ENISI, Celi AG, Sejdi Binaku, Flori Kopshtar, Fabrika e Plastikës Gani Sallauka, Pompat e Ujit: Studençan, Dobërdelan dhe Samadraxhë.

Gjithashtu edhe më 27 qershor kishte ndërperje të rrymës në Komunën e Suharekës në vendet: Graniti, Intertrans-Therande, Seti-comerc, RGB-Grup metal, NNT “I.Seferi”shpk, NTP Loni-Ahmet Balaj, NTP “Shala Gas”-, NTP Kolgeci, Adrian Ismet Hoxha, Metal Fix, ARADISA NATURSTEINE GMBH, FRUTEX SH.P.K.

KEDS përsëri kishte njoftuar për ndërprerje të rrymës më 29 qershor në këto vende: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reçan, Staravuçinë dhe Vërshec.

Ndërprerje të rrymës në Komunën e Suharekës kishte edhe më 30 qershor në vendet: Studençan, Dobërdelan, Samadraxhë, Motel Illyria, Gurëthyesi ENISI, Celi AG, Sejdi Binaku, Flori Kopshtar, Fabrika e Plastikës Gani Sallauka, Pompat e ujit: Studençan, Dobërdelan dhe Samadraxhë.

KEDS ka vazhduar me njoftime për ndërprerje të rrymës edhe më 1 korrik, ku ndërprerje do të kishte më 2 korrik në vendet: Dobërdelan, Reshtan, Samadrexhë, Peqan I vogel dhe Studençan.