Për një muaj 29 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës

Për një muaj 29 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës
Çlirim Gashi

05.06.2021 / Suhareka

Nga dita në ditë numri i të infektuarve me COVID-19 ka pësuar ndryshime, ku fatmirësisht gjatë muajit maj dhe në fillim të qershorit ky numër në Komunën e Suharekës ka rënë dukshëm, duke krahasuar me ditët e para të muajit prill të këtij viti.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Për dallim nga muaji prill, gjatë muajit maj në Komunën e Suharekës është regjistruar numër më i vogël, gjithsejt 29 raste.

Ndër tjerash, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bënë të ditur edhe vendbanimet e të infektuarve me këtë virus, ku përfshihen edhe ato të Komunës së Suharekës, shkruan SuharekaOnline

LEXO EDHE:  Vetëm 2 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Suharekës

Sipas asaj që ka publikuar IKSHPK-ja, rezulton se gjatë muajit maj, në qytetin e Suharekës janë identifikuar 8 të infektuar me COVID-19, ku menjëher pas qytetit, me nga 3 raste pozitive renditen fshati Dobërdelan, Mushtisht dhe Duhël.

Pas këtij fshati me nga dy raste renditet fshati Nishor, Sallagrazhdë, Savrovë dhe Sopijë, ndërsa me nga një rast fshati Dubravë, Greikoc, Shirokë dhe Gelancë./SuharekaOnline/

Në tabelën e mëposhtme e gjeni numrin dhe vendbanimin e të infektuarve me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

VendbanimetNr i rasteve pozitive
Dobërdelan3
Dubravë1
Mushtisht3
Nishor2
Sallagrazhdë2
Savrovë2
Sopijë2
Greikoc1
Suharekë8
Shirokë1
Duhël3
Gelancë1
TOTAL29
RAPORTO