Për më pak se një javë 46 raste të reja me COVID-19 në Suharekë

14.08.2021

Ditëve të fundit ka filluar të shënojë rritje drastike numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 në vendin tonë. Kështu bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë publike në Kosovës (IKShPK). Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 1,128 raste të […]

Për më pak se një javë 46 raste të reja me COVID-19 në Suharekë Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Ditëve të fundit ka filluar të shënojë rritje drastike numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 në vendin tonë.

Kështu bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë publike në Kosovës (IKShPK).

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 1,128 raste të reja me COVID-19 si dhe u shënuan tre raste të vdekjes.

Situata me COVID-19 në Komunën e Suharekës ishte e qetë deri para një jave, por tashmë edhe në Suharekë kanë filluar të konfirmohen rastet e infektimeve me COVID-19.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve me COVID-19 në Suharekë për periudhën kohore 7 gusht – 13 gusht.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se brenda 6 dite në Suharekë janë konfirmuar hiq më pak se 46 raste me COVID-19.

DataNr. i rasteve pozitive me COVID-19 në Suharekë
08 gusht1
09 gusht4
10 gusht6
11 gusht5
12 gusht19
13 gusht11
TOTAL46