Për herë të dytë Komuna e Suharekës dezinfekton dhe pastron të gjitha rrugët

Njëra ndër masat parandaluese të pandemisë COVID-19, në Komunën e Suharekës eshtë edhe aksioni për pastrimin dhe ridezinfektimin e të gjitha rrugëve në qytet dhe në të gjitha fshatrat e kësaj Komune.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, lidhur me masat ka bërë të ditur se në fshatrat e Komunës së Suharekës po bëhet sërish pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve.

“Në Bllacë kemi qenë prezent në secilën rrugë në pastrim si masë parandaluese ndaj COVID-19.

E njejta do të ndodhë edhe me fshatrat tjera. Ne punojmë dhe kujdesemi për ju.Ajo që na ndihmon të gjithëve është qëndrimi juaj në shtëpi” ka njoftuar Muharremaj.

RAPORTO