Për gjashtë muaj Policia në Suharekë shqiptoi 3387 tiketa, u raportuan 36 vjedhje të rënda

Nga procesverbali i takimit të Këshillit Komunal për Sigurinë e Bashkësive “KKSB” në Komunën e Suharekës nga komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, janë bërë të ditur statistika për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga kapiteni Sylaj në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar këtë vit janë bërë 1306 fletparaqitje, 90 raste penale, 1 vrasje, 17 raste të lëndimeve trupore, 46 raste të vjedhjeve dhe 36 raste të vjedhjeve të rënda.

Kapiteni Afrim Sylaj gjithashtu ka bërë të ditur edhe të dhëna për dhunën në familje ku sipas tij ka rritje me 21 raste, 7 raste të mashtrimeve, 3 raste të vjedhjeve të pyjeve, 6 raste të armëmbajtjeve pa leje, 55 raste të aksidenteve me lëndime të lehta trupore, 3387 tiketa për kundërvajtje.

Gjithashtu janë shënuar edhe dy vdekje aksidentale, ku në përgjithësi situata është vlerësuar e qetë dhe nën kontroll.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.