Bizneset Vende Pune Ofertat

Për dy javë në Policinë e Suharekës u regjistruan 34 aksidente trafiku

Për dy javë në Policinë e Suharekës u regjistruan 34 aksidente trafiku

02.08.2023 Suharekë

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë për të kaluar pushimet verore vërehet ngarkesë e madhe e komunikacionit, shkruan SuharekaOnline.

Ngarkesa e komunikacionit si dhe pakujdesitë e ndryshme të pjesmarrësve në trafik, është rritur edhe numri i aksidenteve në trafik.

Nga Policia e Kosovës në Suharekë për SuharekaOnline bëjnë me dije se gjatë dy javëve të fundit ku fluksi i mërgimtarëve është më i madh në vendin tonë, në Stacionin Policor në Suharekë janë regjistruar 34 aksidente të cilat përveç dëmëve materiale kanë shkaktuar edhe lëndime trupore tek njerzit.

Ata poashtu, njoftuan që në vazhdimësi janë duke patrulluar në mënyrë që të parandalohen aksidentet ee mundshme, ndër tjerash, Policia e Kosovës në Suharekë apelon të gjithë qytetarët që gjatë drejtimit të automjeteve të tyre të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik.

Rikujtojmë brenda 3 ditëve të fundit në Suharekë janë regjistruar tri aksidente të cilat përveç dëmëve materiale kanë përfunduar me persona të lënduar.

Vetëm gjatë ditës së hënë dy aksidente trafiku janë regjistruar në Policinë e Suharekës, njëri në magjistralen Suharekë-Prizren në fshatin Greijkoc të Suharekës, ku të lënduar kanë mbetur 3 zyrtar policor.

Suharekë 31.07.2023-06:40. Një femër kosovare, deri sa ishte duke drejtuar veturën  me targa vendore godet një automjet tjetër me targa vendore. Si pasoje e aksidentit lëndime trupore marrin vozitësi i automjetit dhe dy pasagjeret, meshkuj kosovarë te cilët kanë pranuar tretman mjekësor.” thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa, një tjetër aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Vraniq-Bukosh të Suharekës, ku kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit e më pas njëri është dërguar në QKUK.

Poashtu, dje gjatë ditës së martë një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri vetura, dy me targa vendore dhe një me targa të huaja.

Rastin për SuharekaOnline e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë, ku njoftojnë se dje rreth orës 18:00 një aksident trafiku ka ndodhur në Topliqan të Suharekës, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas policisë bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Poashtu, në vendngjarje ka dalur edhe Urgjenca e Suharekës ku të aksidentuarve në bazë të nevojës iu është dhënë tretmani mjekësor, ndërsa pas kësaj të aksidentuarit janë liruar për në shtëpi.

Fatmirësisht, deri më tani në Policinë e Suharekës asnjë aksident nuk është regjistruar me fatalitet.

Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
M-L Solution Call Center Brigada123,
Kosovë
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende88 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë