Një nga produktet më të dallueshme të kësaj zone janë dardhat, të cilat për shekuj me radhë kanë qenë një burim i rëndësishëm ushqimi dhe tregtie.

Dardhat e Suharekës, veçanërisht ato nga zona e Dardhishtës(Krushicës), janë të njohura për shijen e tyre të ëmbël dhe aromën e tyre të veçantë.

“Unë i mbaj mend si i vogël kur zbriste ndonjë prej bjeshke dhe bënim këmbim me drith. Një kg grurë për një kg dardhë,” kujton një banor i i Suharekës. Kjo dëshmi tregon rëndësinë e dardhës në jetën e përditshme të banorëve të kësaj zone.

Pekmezi i Suharekës, një delikatesë e njohur

Një tjetër produkt i famshëm i Suharekës është pekmezi i dardhës. Banorët e Prizrenit, të njohur për pasionin e tyre për ushqimin e mirë, kanë qenë konsumatorë të mëdhenj të këtij pekmezi. Mjeshtërit e përpunimit të frutave në Prizren kanë bërë pekmez të dardhës me një cilësi të lartë, duke e bërë atë një produkt të kërkuar në të gjithë rajonin.

“Për këtë punë egzistojnë shkrime edhe libra të shkruara. Si mjeshtër e përpunues të mirë që ishin, ata e kanë emrin për shumë gjëra të mira,” thotë banori.

Interesi i Kryeministrit Kurti për trashëgiminë kulinare të Kosovës

Së fundmi, interesi për trashëgiminë kulinare të Kosovës ka rritur edhe më tej vëmendjen ndaj produkteve të tilla si dardhat dhe pekmezi i Suharekës.

“Ose më e forta, ai e paska një këshilltar të mirë. Shumë ma të mirë se këta shokët e mi që qenkan ndie të ofenduar nga deklarata e tij për pekmezin,” shprehet banori i Suharekës, duke iu referuar reagimeve të disa personave ndaj komenteve të kryeministrit për këtë temë.